Politika Erion Braçe kryeministër? Koha për të qeshur me batutën e tij

Erion Braçe kryeministër? Koha për të qeshur me batutën e tij

Erion Braçe njihet tashmë për shpirtin luftarak, por edhe për ironitë e tij therëse. Kjo ka qënë evidente edhe përmes statuseve të tij të postuara në Instagramin e tij personal, ku trajton çështje nga më të ndryshmet.

E pyetur nga Luana Vjollca në emisionin “Shiko Kush Luan”, ai ka dhënë edhe arsyet pse nuk mund të bëhet kryeministër.

“Jo, sepse jam i shkurtër!”, ka thënë ai. Po kaq i prerë ishte dhe kur moderatorja e pyeti nëse ka diçka që nuk duron tek Edi Rama.

“Atletet. Dëgjova që po ia jep edhe presidentit të Francës”, përfundoi deputeti socialist.