Bota “Është një katastrofë”, Trump denigron Faucin

“Është një katastrofë”, Trump denigron Faucin

Presidenti amerikan Donald Trump ka denigruar doktorin Anthony Fauci në një telefonatë me stafin e tij të fushatës, duke shtuar se eksperti i sëmundjeve infektive është një “katastrofë që ka 500 vjet nëpër këmbë”.

“Njerëzit janë lodhur me koronavirusin, po thonë “varja, na lini rehat”. U ka ardhur në majë të hundës me Faucin dhe idiotët e tjerë. Fauci është njeri i mirë, por ka 500 vjet nëpër këmbë”, tha Trump.

“Nëse do ta dëgjonim Faucin, do të kishim 500 000 viktima”, shtoi Trump.

Pse erdhi sulmi i Trump?

Sulmi i Trump nda dr. Anthony Fauci, erdhi pasi eksperti i sëmundjeve infektive në SHBA, se ai “nuk është aspak i habitur” që presidenti amerikan, Donald Trump u prek nga Covid-19.

Fauci shtoi se infektimi i tij nuk përbënte surprizë pasi Trump qëndronte i rrethuar nga njerëz që nuk mbanin maska dhe distancë sociale.

“Unë isha i shqetësuar se ai do të sëmurej kur e pashë në një situatë krejtësisht të pasigurt të mbushur me njerëz, pa distancë, dhe ku pothuajse askush nuk mbante maskë“, tha ai gjatë një interviste për CBS.

Fauci duket se po i referohej eventit Rose Garden ku Trump njoftoi se gjykatësja Amy Coney Barrett ishte zgjedhja e tij për të zëvendësuar, gjykatësen Ruth Bader Ginsburg në Gjykatën e Lartë.

Të paktën 12 njerëz kanë rezultuar pozitivë për Covid-19 pasi morën pjesë në ngjarjen e 26 shtatorit.

Që nga nisja e pandemisë, në SHBA janë regjistruar 219 000 viktima nga Covid-19.

Fauci është drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive që nga viti 1984 dhe është anëtar i task forcës për koronavirusin në Shtëpinë e Bardhë.