Bota Fati tragjik i një 19-vjeçareje në plazh përballë një peshkaqeni

Fati tragjik i një 19-vjeçareje në plazh përballë një peshkaqeni

Kaelah Marlow, një 19-vjeçare nga Zelanda e Re, u vra në një ballafaqim të tmerrshëm me një peshkaqen të madh të bardhë që tërhoqi trupin e saj në thellësi dhe kafshoi këmbët e saj.

Marow ishte duke notuar në Waihi Beach të enjten kur u kap nga një peshkaqen dhe notarë të tjerë dëshmuan skena të tmerrshme, ndërsa njerëzit bërtisnin në panik.

Halla e vajzës, Kylie French, i tha medias se e gjithë familja ishte e tronditir.

“Ne kemi dëgjuar për sulmet e peshkaqenëve, por jo si ky që pamë. Ishte një vajzë e ëmbël, e qeshur, argëtuese…”, tha halla për mbesën fatkeqe.

Shpëtuesit reaguan menjëherë dhe nxorën 19-vjeçaren nga uji, ku një ambulancë mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u përpoq ta mbante në jetë, por nuk mundi.

Dëshmitari Elliot Hall tha se viktima po notonte mes dallgëve kur ajo filloi të bërtiste.

Pas tragjedisë, notarë të tjerë u urdhëruan të dilnin nga deti dhe një helikopter shpëtimi u ul në plazh.

Një tjetër dëshmitar okular tha se peshkaqenë ishin parë në zonë dhe ishte vetëm çështje kohe para se të ndodhte ngjarja. Vendasit tregojnë se nuk është e pazakontë të shohësh peshkaqenë, por që ata zakonisht nuk janë të rrezikshëm për notarët.

“Është e pazakontë. Mijëra njerëz po notojnë këtu në këtë kohë. Si rregull, ju nuk duhet të keni frikë nga peshkaqenët. Kjo është një tragjedi”, tha China Scollay, sipas Mirror.

Pasi trupi i vajzës së re u mor nga plazhi, vendasit u mblodhën dhe i bënë homazhe viktimës duke lënë lule.

Policia njoftoi se ky është sulmi i parë fatal i peshkaqenëve në Zelandën e Re në tetë vitet e fundit.

Waihi Beach është një nga plazhet më të sigurta për të notuar në Zelandën e Re.