Extra Fëmijët e Dritan Priftit rrëfehen për herë të parë: Planet që kishim...

Fëmijët e Dritan Priftit rrëfehen për herë të parë: Planet që kishim bërë bashkë…

Fëmijët e ish-ministrit të ndjerë Dritan Priftit ishin të ftuar këtë të mërkurë në emisionin Vizioni i Pasdites me Evi Recin.

Davidi, Tedi dhe Livia janë ata të tre të cilët kanë spikatur gjithmonë në fushën e modelingut.

Ata kanë treguar për pasionet e tyre por gjithashtu ata janë ndalur edhe te marrëdhënia me të atin.

I pyetur nga moderatorja Evi Reci nëse mendojnë se ish ministri i ndjerë Dritan Prifti do ishte krenar për ta, Davidi u përgjigj:

“Unë mendoj se në çdo hap që ne hedhim duke patur në mendje babin, ne gjithmonë do ta përkujtojmë në mënyrë maksimale”.

Ndërsa djali i vogë Tedi Prifti foli për kujtimet me babain. Ai foli për kohën që kalonin bashke dhe ndër të tjera u shpreh se:

“Gjithmonë, disa herë kur ikja në futboll i thoja hajde me mua se do bëjë një gol për ty dhe gjithmonë e bëja”, u shpreh Tedi mes emocionesh.

Vajza e vetme e ish-ministrit Dritan Priftit, Livia emocionoi me fjalën e saj teksa kujtonte të atin.

“Unë gjithmonë do kujtoj babin në çdo hap që do hedh”, tha Livia.

Ata deklaruan që kanë shumë foto me të atin dhe i kanë ruajtur si kujtim. Fotografitë për ta janë gjithmonë një mundësi ku ata ndalen dhe kujtojnë çdo moment të kaluar me babin e tyre.

Për Davidin, i ati ka qenë idhulli i tij dhe gjithmonë kujton momentet kur i jepte këshilla dhe i tregonte se si gjërat duhet të ishin bërë ndryshe.

Gjithashtu Davidi tregon që i ati kishte shumë plane për të dhe e mendonte si një show man i së ardhmes duke e mbështetur shumë në këtë pasion.

Ndërsa për djalin e madh të familjes, Jonin, i cili është bërë pjesë e botës së biznesit ish-ministri, Dritani donte që Joni të ndiqte hapat e tij.