Extra Femrat, më të rrezikuara nëse operohen nga kirurgë meshkuj, thotë studimi

Femrat, më të rrezikuara nëse operohen nga kirurgë meshkuj, thotë studimi

Një studim në Britani arriti në përfundimin se gratë që operohen nga një kirurg mashkull kanë më shumë gjasa për fatalitet, efekte anësore apo rikthim në spital.

E njëjta gjë nuk ndodh nëse kirurgu është femër.

Studimi i kryer në Britani me 1.3 milionë pacientë tregoi se gratë e operuara nga kirurgë meshkuj kanë 15% më shumë shanse për komplikacione postoperatore dhe 32% më shumë gjasa për të përfunduar në fatalitet.

Në një sektor si kirurgjia, e dominuar kryesisht nga meshkuj, kjo hap një debat të ri.

Gjetjet janë publikuar në revistën JAMA Surgery. Studimi është i pari që analizon lidhjen mes gjinisë së pacientit dhe asaj të kirurgut.