Extra Fitoi lotarinë, por burri mbytet në det dhe nuk i shijoi dot...

Fitoi lotarinë, por burri mbytet në det dhe nuk i shijoi dot paratë

Një burrë nga SHBA ka fituar një lotari prej 45 mijë dollarësh, por për fat të keq ai nuk arriti t’i tërheqë këto para pasi u mbyt në det.

Bëhet fjalë për 57-vjeçarin Gregory Jarvis, ku trupi i tij u gjet në plazhin e Miçigan. Në xhepin e tij të pantallonave u gjet dhe bileta e lotarisë me vlerë prej 45 mijë dollarësh.

Pasi përfundoi autopsia, u zbulua se Jarvis ishte mbytur dhe plagët që kishte marrë ishin shkaktuar nga rënia e tij nga varka.

Paratë e lotarisë do tërhiqen nga të afërmit e tij.