Kuriozitete Fiton 156 milionë euro në loto dhe telefonon gazetashitësin: Do kujtohem dhe...

Fiton 156 milionë euro në loto dhe telefonon gazetashitësin: Do kujtohem dhe për ty

“Ditën e sotme mora një telefonatë nga një burrë që më falënderoi për fitoren, duke më thënë që do të kujtohet dhe për mua. Nuk arrita dot ta dalloj zëri”. Kështu tregon pronari i një dyqani të vogël në Fermo të Italisë, i cili një ditë më parë shiti një biletë fituese në lotarinë Superenalotto prej 156 milionë eurosh.

“Zëri ishte i kamufluar për të mbajtur anonimatin, por shpresoj që të jetë ndonjë nga komunitetit ynë që të ketë fituar”, vijon shitësi.

Tashmë, dyqani i vogël është bërë një nga pikat më të frekuentuara të qytetit të vogël, me shpresën se fati do të godasë edhe njëherë.