Bota Florida bëhet vendi i parë në botë heq raportimet ditore të Covid-19

Florida bëhet vendi i parë në botë heq raportimet ditore të Covid-19

Florida në SHBA nuk do të raportojë më shifrat ditore të rasteve të reja dhe të vaksinuarve nga koronavirusi. Vendi do të raportojë një përmbledhje javore,  duke u bërë shteti i parë i SHBA-ve dhe i botës që rrallon raportimet ditore.

Muajin e kaluar, Florida mbylli vendet shtetërore të testimit, por u dha qyteteve mundësinë e testimit sipas nevojës.

“Rastet Covid-19 janë ulur ndjeshëm gjatë vitit të kaluar pasi kemi një normë pozitiviteti më pak se 5 përqind, dhe shteti ynë po kthehet në normalitet, me vaksina të disponueshme gjerësisht në të gjithë Florida”, tha qeveria e Floridës në një email për gazetarët, sipas The New York Times.

Në dy javët e fundit, në Florida rastet e reja kanë rënë me 43 përqind, 50 përqind e popullsisë ka marrë të paktën një dozë vaksine, sipas një baze të të dhënave të New York Times.