Kryesore “Foto e ditës”, kryeministri Edi Rama takohet me Donald Trump

“Foto e ditës”, kryeministri Edi Rama takohet me Donald Trump

Ashtu edhe siç kishte paralajmëruar më herët axhendën e tij, kryeministri Rama është takuar në Nju Jork me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kreu i qeverisë ka postuar në rrjetet sociale dhe foton së bashku me liderin e Shtëpisë së Bardhë ku të dy shoqërohen nga bashkëshortet Linda Rama dhe Melanie Trump.

Kryeministri Rama ndodhet në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.