Aktualitet FOTO: Ky është furgoni me të cilin u bë super-grabitja në Rinas              

FOTO: Ky është furgoni me të cilin u bë super-grabitja në Rinas              

Janë publikuar fotot e furgonit të gjetur sot gjatë natës. Furgoni u gjet në zonën e Tapizës në afërsi të Fushë Krujës dhe u raportua se është ai me të cilën u larguan grabitësit e armatosur nga aeroporti i Rinasit.

Furgoni ishte me mbishtrimin “Hetimi Tatimor”, pra i njëjti me atë që raportuan mediat të martën.

Me këtë furgon grabitësit kanë mundur të hyjnë brenda aeroportit “Nënë Tereza”.

Në furgon ka pasur armatime të ndryshme.

Po me këtë furgon grabitësit kanë dalë nga aeroporti, ku vodhën shumën prej 10 milionë eurove.

Më pas grabitësit e kanë braktisur atë.