Politika Foto që tregon realisht gjendjen në PD

Foto që tregon realisht gjendjen në PD

Kjo fotografi është postuar pak më parë në profilin zyrtar të Sali Berishës në Facebook.

Ai ka komentuar foton me diçiturën: “Në Çadrën e Lirisë, prej ku valët e ngrohta të shpresës po vërshojnë në mbarë Shqipërinë! Sb”.

Berisha nxjerr veten në plan të parë ndërsa Basha duket i sfumuar shumë larg tij, thuajse inegzistent, ndërkohë që turma e ekzaltuar ndjek ish-kryeministrin.

Siç duket dhe në foto roli i Sali Berishës është i padiskutueshëm.

Atë parti vijon ta drejtojë sërish ai, dhe protesta është organizim personal i tij, ku nuk mungojnë dhe familjarë të tij në rolin e koordinatorit.