Sport Frëngjishtja sjell shqetësim te PSG: Në klub përdoret spanjishtja dhe anglishtja

Frëngjishtja sjell shqetësim te PSG: Në klub përdoret spanjishtja dhe anglishtja

Drejtuesit e PSG-së janë mjaft të shqetësuar, sepse frëngjishtja po përdoret gjithnjë e më pak nga futbollistët e ekipit të parë dhe në të gjithë klubin.

Gjigantët parisienë dallohen për diversitetin e lojtarëve, por duket se kjo ka sjellë edhe pasoja në aspektin kulturor të ekipit.

Shumica e yjeve të ekipit nuk e flasin frëngjishten dhe përdorimi i saj sa vjen e po zbehet.

Trajneri Mauricio Pocchettino e përdor shumë rrallë gjuhën frënge dhe lojtarëve të tij u drejtohet në spanjisht ose anglisht.

Në të shkuarën, në klubin parisien ka qenë rregull që blerjet e reja ndihmoheshin të mësonin gjuhën frënge, në mënyrë që të komunikonin me njëri-tjetrin dhe në nivel profesional.

Aktualisht Kylian Mbappe detyrohet që të flasë në spanjisht ose anglisht, e vuan jo pak nga kjo. Edhe lojtarë si Gueye dhe Diallo komunikojnë gjithashtu në anglisht.

Neymar, Di Maria dhe Navas e kuptojnë frëngjishten, por nuk e përdorin kurrë atë. Kurse Messi nuk di asnjë fjalë, por ia del më së miri me spanjishten.