Bota Frika nga koronavirusi, disa shtete mbyllin kufijtë për të ardhurit nga Kina

Frika nga koronavirusi, disa shtete mbyllin kufijtë për të ardhurit nga Kina

Shumë vende kanë mbyllur kufijtë ndaj personave të ardhur nga Kina, ndërsa autoritet po përpiqen të frenojnë përhapjen e koronavirusit.

Shtetet e Bashkuara dhe Australia thanë se do t’i mohonin hyrjen të gjithë vizitorëve të huaj që kanë qenë se fundmi në Kinë, ku virusi u shfaq në fillim të muajit dhjetor. Më herët, vende si Rusia, Japonia, Pakistani dhe Italia njoftuan masa të ngjashme, edhe pse OBSH paralajmëroi se kufizimet e udhëtimeve do të sjellin më shumë dëme sesa të mira.

OBSH tha se mbyllja e kufijve do të përshpejtonte përhapjen e virusit, pasi udhëtarët do të hynin ilegalisht. Kina kritikoi masat dhe akuzoi qeveritë e huaja se po shpërfillin udhëzimet ndërkombëtare.

Numri i viktimave nga koronavirusi shkon në 260, ndërsa rastet e infektuara janë mbi 12 mijë.