Sport Futbollisti amerikan shfaqet në stadium me bluzë të kuqe dhe shqiponjën dykrenare

Futbollisti amerikan shfaqet në stadium me bluzë të kuqe dhe shqiponjën dykrenare

Dashuria e yjeve të sportit dhe muzikës botërore për flamurin kuqezi nuk është më sekret.

Pas debutimit të artistit Drake në klipin e këngës së tij “Polar Opossites” me simbolet e flamurit shqiptar, një tjetër yll, veç se kësaj radhe nga arena sportive, ka bërë të njëjtën gjë.

Bëhet fjalë për futbollistin amerikan Joshua Keith Palmer, i cili u shfaq në stadium i veshur me fanellën e kuqe me shqiponjën dykrenare.

Palmer është një futbollist i suksesshëm i Los Angeles Chargers në NFL (National Football League) në SHBA.

Nuk dihet nëse Joshua Palmer ka bërë një “deklaratë mode” apo nëse atë e lidh diçka më shumë me Shqipërinë, si bashkatdhetari i tij kanadez Drake.

Palmer njihet për stilin e tij të veçantë veshjes.