Bota Gati makina e parë turke, Erdogan: 700 projekte, edhe në emër të...

Gati makina e parë turke, Erdogan: 700 projekte, edhe në emër të civilizimit islam

Presidenti turk Rexhep Tjip Erdogan thotë se Turqia po punon në 700 projekte të lidhura me mbrojtjen në të njëjtën kohë, dhe njoftoi se makina e parë e prodhuar nga Turqia do të zbulohet të premten.

“Ne jemi bërë një vend që po punon njëkohësisht në 700 projekte në industrinë e mbrojtjes dhe është një nga katër vendet më të zhvilluara kur bëhet fjalë për teknologjinë e droneve. Shumë kredi i shkojnë sektorit privat, i cili jep një kontribut të madh. Të premten, ne do të prezantojmë edhe makinën e parë të prodhimit turk”, tha Erdogan në mbylljen e veprimtarisë “Viti i Profesor Fuat Sezgin” në Kompleksin e Aeroportit të Stambollit.

Injorimi i civilizimit islam

Ai i bëri homazhe profesorit Sezgin, një orientalist turk me origjinë kurde dhe i gjithë komunitetit shkencor islam, duke përmendur se kontributi i botës islame në zhvillimin e shkencës dhe teknologjisë është i paçmueshëm.

Duke kujtuar zbulimet e shumta të bëra nga studiuesit myslimanë në të kaluarën, Erdogan tha se aktualisht ekziston një prirje e papranueshme në transferimin e të gjitha të mirave në Perëndim dhe neglizhimin e civilizimit islam.

“Qytetërimi islam është një qytetërim i shkencës dhe mençurisë sepse është mase normale që ky civilizim ‘urdhër të parë‘ për Profetin ka pasur fjalën ‘Lexo‘ i cili rekomandon mësimin e dijes nga djepi deri në varr, i cili i kushton vëmendje dijes, hulumtimit, librit. Pavarësisht se letra është zbuluar nga kinezët, kanë qenë paraardhësit tanë ata që e kanë përdorur efektivisht dhe të cilët më pas e kanë transferuar në Perëndim”, tha Erdogan.

Ai tha se dijetarët dhe studiuesit islam që nga shekulli i 8 kanë zhvilluar kërkime në shumë drejtime që mund të jenë burime të mendimit shkencor.

“Ata po ashtu kanë arritur edhe shumë rezultate. Al Khwarizmi është ai që ka emëruar algoritmin. Al Kindi i ka dhënë gjeometrisë matjen e këndeve me kaliper. Al Hisham është ai që ka ndërtuar themelin e punimeve të mikroskopit dhe teleskopit. Al-Haytham është ai që solli shpjegime për shikimin. Apo Ibn-i Sina (Avicenna), i cili ka hedhur themelin e shkencës moderne të mjekësisë, etj. Si është e mundur të injorohen mijëra dijetarë islamë? Shkenca me të djeshmen dhe të sotmen nuk mund t’i atribuohet vetëm Perëndimit dhe nuk mund të injorohen dijetarët myslimanë. Veprimi në këtë drejtim nëse nuk është me qëllim mund të shpjegohet me injorancë”, tha Erdogan.

Ai shtoi se kjo prirje mund të shpjegohet vetëm nga injoranca, nëse përjashtohet opsioni i propagandës së qëllimshme.

Erdogan tha se Turqia ka zbatuar reforma të rëndësishme në të gjitha fushat, veçanërisht në arsim, gjatë 17 viteve të kaluara, dhe se të gjitha këto reforma tani po japin fryte dhe po e rikthejnë vendin në vendin e vet në skenën ndërkombëtare.

Ai gjithashtu tha se Aeroporti i Stambollit është një shembull i megaprojeketit, por që shumë janë përpjekur të bllokojnë.