Politika Gert Bogdani shpall kandidaturën për primaret në PD për kryetar të Bashkisë...

Gert Bogdani shpall kandidaturën për primaret në PD për kryetar të Bashkisë së Tiranës

Gert Bogdani është kandidati i dytë zyrtar që do të hyjë në primaret e PD-së për përcaktimin e kandidatit që do të garojë përballë Erion Veliajt në Tiranë.

Përmes një deklarate nga selia e PD-së, Bogdani u shpreh se Tirana ka nevojë për ndryshim dhe se momenti për këtë ndryshim është tani.

“Kam bindjen e plotë se Tirana ka ende potencialin ku të rinjtë vijnë për të ndërtuar të ardhmen e tyre. Kam bindjen e  plotë se Tirana do të jetë qyteti i të gjithëve, Tirana ka nevojë për ndryshim dhe koha për ndryshim është tani.

Rimëkëmbja do të vijë me një program që vendos prioritetet e duhura dhe i rijetëzon përmes konsultimeve me intelektualë. Një program që ka në qendër qeverisjen me përkushtim”, tha Bogdani ndër të tjera.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 14 maj të vitit 2023.