Sport Giroud zgjidhet në formacionin më të mirë të javës si… portier

Giroud zgjidhet në formacionin më të mirë të javës si… portier

Ngjarjet e ndodhura në fundin e ndeshjes Genoa-Milan, do të mbeten gjatë në mendjen e tifozëve të dy ekipeve, por jo vetëm.

Sulmuesi i kuqezinjve, Olivier Giroud, ishte heroi i skuadrës së Piolit, por jo në rolin e tij.

Francezi u detyrua të futej në portë, për të marrë vendin e Maignan, me këtë të fundit që u ndëshkua me të kuq.

Giroud bëri mirë edhe në portë, teksa i mohoi golin e barazimit kundërshtarit në dy raste.

Pikërisht për këtë arsye, 37-vjeçari është zgjedhur në formacionin më të mirë të javës, por në portë.