Bota Gjobë 3500 dollarë presidentit, nuk mbajti maskë në publik

Gjobë 3500 dollarë presidentit, nuk mbajti maskë në publik

Autoritetet në Kili kanë vendosur një gjobë prej 3500 dollarësh ndaj presidentit Sebastian Pinera për shkelje të rregullave kundër koronavirusit.

Menjëherë pas këtij vendimi erdhi dhe reagimi i vetë kreut të shtetit, i cili kërkoi falje për foton pa maskë që bëri me një grua gjatë një shëtitje në plazh.

Pinera pranoi se duhet të kishte mbajtur maskë kur gruaja e re i kërkoi të bënin një foto në plazhin e qytetit të tij të lindjes në Cachagua.

Kili ka ndër ligjet më të forta për sa i përket mbajtjes së maskës në publik. Shkeljet parashikojnë masa administrative të rënda, deri dhe burg.

Sipas universitetit, Johns Hopkins, që nga nisja e pandemisë në Kili numërohen 581 mijë të infektuar dhe rreth 16 mijë viktima.