Aktualitet Goditën me sende të forta 45-vjeçarin shqiptar, arrestohen dy tifozët holandezë

Goditën me sende të forta 45-vjeçarin shqiptar, arrestohen dy tifozët holandezë

Pak orë pasi mbërritën në Tiranë, disa tifozë holandezë janë konfliktuar fizikisht me një 45-vjeçar shqiptar. Ngjarja ndodhi në një lokal në zonën e ‘9 katësheve’. 45-vjeçari mbeti i dëmtuar dhe u dërgua menjëherë në spital.

Ndërkohë, ditën e sotme, Policia ka bërë të ditur se është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i dy tifozëve holandezë, 23-vjeçarit me iniciale D.B. dhe 21-vjeçarit me iniciale D. H.

Policia njofton se dy të rinjtë holandezë në Rrugën e Barrikadave, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar, goditën me sende të forta, për motive të dobëta, 45-vjeçarin me inciale A. G., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.