Aktualitet Grabitet me armë banka në Koplik

Grabitet me armë banka në Koplik

Një filial i Bankës Kombëtare Tregtare në Koplik është grabitur nga persona të armatosur.

Autorët kanë qenë 3 persona të maskuar dhe të armatosur.

Pasi grabitën paratë, ata u larguan me shpejtësi me një makinë Volkswagen Golf ngjyrë e zezë.

Mësohet se autorët kanë djegur automjetin në dalje të qytetit.

Nga grabitja e parave nuk ka asnjë person të lënduar.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për këtë ngjarje