Aktualitet Greqia do të lehtësojë eksportin e kanabisit për qëllime mjekësore

Greqia do të lehtësojë eksportin e kanabisit për qëllime mjekësore

Pasi e legalizoi tre vjet më parë, Greqia synon ta bëjë kanabisin mjekësor një produkt eksporti fitimprurës.

Qeveria greke pritet të çojë në Parlament një projektligj që rregullon kultivimin dhe eksportin e produkteve të kanabisit mjekësor. Ligji i ri është hartuar nga Ministria e Zhvillimit dhe Investimeve dhe iu paraqit qeverisë nga ministri Adonis Georgiadis në takimin e kabinetit të javës së kaluar.

Sipas propozimit, kanabisi mjekësor për eksport nuk do t’u nënshtrohet të njëjtave ligje si ai i shitur në vend, i cili funksionon në bazë të rregulloreve ekzistuese të Organizatës Greke të Farmaceutikës.

Produktet e eksportuara do t’u nënshtrohen vetëm ligjeve në vendin që i importon ato.

Kjo do të nxisë prodhimin dhe eksportet, veçanërisht në funksion të rritjes së interesit nga investitorët.

Greqia e ka legalizuar kanabisin për qëllime mjekësore në vitin 2018. Deri tani, të njëjtën gjë kanë bërë Kanadaja, Izraeli, 16 vende evropiane dhe 30 shtete në SHBA. Në tregun botëror, kanabisi mjekësor është një industri që gjeneron sot 30 miliardë dollarë në vit