Bota Gruaja më me fat në botë, bleu një pikturë 4 dollarë dhe...

Gruaja më me fat në botë, bleu një pikturë 4 dollarë dhe tani mund ta shesë për 250 mijë dollarë

Blerja e bërë nga një grua amerikane në një dyqan artikujsh në New Hampshire  gjashtë vjet më parë i kushtoi asaj vetëm 4 dollarë, por ka mundësi që t’i sjellë asaj pasuri të tërë, deri në 250,000 dollarë!

Sipas Boston Globe, gruaja me fat, emri i së cilës nuk është bërë i ditur, vizitoi një dyqan në vitin 2017, duke kërkuar korniza të vjetra fotografish që mund t’i modifikonte dhe rishiste. Atje ajo vuri re një vepër arti në një kornizë që i bëri përshtypje, të cilën e bleu përfundimisht për 4 dollarë.

Siç rezulton, vepra që ajo bleu aq lirë, pa e menduar aspak, është e N.C. Wyetg, një nga ilustruesit më të njohur amerikanë dhe së shpejti do të dalë në ankand nga Bonhams Skinner me një çmim të vlerësuar midis 150,000 dhe 250,000 dollarë.

Majin e kaluar, teksa pastronte apartamentin e saj, ajo gjeti sërish veprën artistike me kornizë dhe vendosi të kënaqë kureshtjen duke kërkuar në internet për krijuesin e saj. Pasi postoi një foto të veprës në një faqe në Facebook, ku përdoruesit ndajnë historitë e tyre të objekteve të vjetra që i kishin zbuluar të fshehura në vende të çuditshme, postimi i saj pati fatin të shihej nga një konservator arti që e njihte mirë punën e Wyeth.

Lauren Lewis, i cili dikur kishte organizuar një ekspozitë të punës së artistit në Muzeun Farnsworth dhe kishte punuar me djalin dhe nipin e tij, ishte në gjendje të njihte stilin unik të autorit. Kështu ai kërkoi ta shihte nga afër veprën dhe vendosi se ishte 99% autentike dhe në gjendje jashtëzakonisht të mirë, duke pasur parasysh se fati i saj ishte i panjohur për rreth 80 vjet.

Ekspertët që kanë ekzaminuar veprën besojnë se korniza në të cilën u gjet ilustrimi ishte zgjedhja e vetë Wyeth. Artisti zgjodhi korniza me dizajn të thjeshtë me mbrojtje të veçantë në qoshe duke qenë se ato “udhëtonin” me tren nga studioja e tij drejt botuesve në Filadelfia ose Nju Jork.