Politika Hajdari: Gati të krijoj një parti të re

Hajdari: Gati të krijoj një parti të re

Deputetja Rudina Hajdari shprehet se vendi ka nevojë për një parti të re politike, për tu dhënë zë shtresave të papërfaqësuara, duke u shfaqur kështu mos-besuese ndaj ‘Bindjes Demokratike’ të Astrit Patozit.

“Ka një vakuum dhe shikoj qe mund te krijohet një alternative tjetër që mund ti japë zë kësaj klase”, deklaroi Hajdari, që i shikon të parakohshme diskutimet për ndryshimin e kodit zgjedhor.

“Nuk e di varet nga mbështetja qe korr gjate rrugës, por ajo qe është me e rëndësishmja është se si mund ta hapim ketë diskutim, por nuk është në dorën time të them se cili është sistemi i duhur për Shqipërinë”, sqaron Hajdari ne emisionin ‘Argument’ ne Scan TV.

Sa i takon qëndrimeve të presidentit Ilir Meta për krizën aktuale, Hajdari shprehet se ai është sjellë në mënyrë të njëanshme.

“Zoti Meta ka qenë aktiv dhe di si të bëhet faktor në këto situata. Nuk e di nëse ka qenë një president politik apo unifikues. E shikoj qe nuk ka pasur ndonjë hap prej tij qe të mundësojë dialogim midis palëve apo të dalë mbi palët për te arritur një dialog. Përveç titullit si Zoti President, nuk shikoj ndonjë gjë tjetër që ne mund te themi po del mbi palet dhe te jete unifikues”, theksoi Hajdari.