Bota Holanda vishet me portokalli për të festuar Ditën e Mbretit

Holanda vishet me portokalli për të festuar Ditën e Mbretit

Holandezët ishin veshur të gjithë me portokalli dje për të festuar ditëlindjen e mbretit të tyre, Willem Alexander.

Me panaire, tregti dhe muzikë, holandezët festuan 52-vjetorin e Willem-Alexander, ku dominonte portokallia kudo si ngjyra e shtëpisë mbretërore të Holandës.

Kortezhi zyrtar i “Koningsdag” (Dita e Mbretit) u zhvillua këtë vit në qytetin e vjetër historik të Amersfot pranë Utrehtit. Mijëra njerëz kishin mbushur rrugën për të parë Willem-Alexander, mbretëreshën Maxima dhe vajzat e tyre Amalia, Alexia dhe Ariane.

Willem Alexander, i cili tundi dorën e shumë personave nga turma, tani është po aq popullor sa mamaja e tij kur ishte mbretëreshë, sipas një sondazhi të fundit. Ai trashëgoi fronin nga mbretëresha Beatrix në prill 2013.