Gjermania: Pro anëtarësimit të Shqipërisë

Përmes ambasadores Susanne Schutz, Gjermania e rikonfirmoi angazhimin e saj për t’ia mbajtur hapur Shqipërisë derën e anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërkohë që pritet implementimi i reformave kyçe në forcimin e shtetit ligjor. BE-ja dhe Gjermania, tha Schutz për “Tirana Times”, nuk lëkunden nga angazhimi i tyre për anëtarësimin e Shqipërisë dhe 5 vendeve të tjera të Ballkanit perëndimor, pavarësisht...

OMN-ja, Bushati sulmon LSI-në: Nuk bie dakord me nostalgjikët e filmave me diversantë

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksoi nga Shkodra se po kërkohet që të portretizohet reforma në drejtësi si cenim sovraniteti. Reagimi i tij vjen ndërkohë që ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili e ka konsideruar si antikushtetuese krijimin e bordit të menaxhimit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. "Besoj se kjo reformë është konkretizim i përgjegjësive kolektive. Me reformën në drejtësi ndërtojmë një...

Protesta, Basha: Kanë frikë vetëm ata që duan t’i mbajnë shqiptarët të nënshtruar

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në protestën e nesërme të 18 shkurtit. Në një deklaratë për mediat kreu i demokratëve shprehet se forca e protestës është bashkimi, kurajoja dhe ëndrrat për të ardhmen. “Protesta e nesërme është bashkimi me i madh i qytetarëve kundër padrejtësisë, kundër keqqeverisjes, kundër varfërisë. Nesër do të...

Kokaina: Historia e drogës më të famshme dhe më të rrezikshme në botë

Koka është një prej stimuluesve më të vjetër, më të fuqishme dhe më të rrezikshme me origjinë natyrore. Tre mijë vjet para lindjes së Krishtit, Inkasit e lashtë të Andeve, përtypnin kokainë për të bërë zemrën t’iu rrihte më fort dhe që të punonte më shpejtë për të luftuar efektet e ajrit që ishte i rralluar në malet ku...

Arsyet pse duhet të hiqni urgjent dorë, nga konsumi i lajmeve

Në një artikull intrigues të pak kohëve më parë, The Guardian argumenton përse nuk ia vlen që të lexohen lajmet. Në fakt, jepen një sërë arsyesh përse është ide e keqe. Lajmet janë të dëmshëm për shëndetin Shumica prej nesh ende nuk e kuptojnë, se lajmet janë për mendjen, ajo çfarë sheqeri është për trupin. Lajmet treten kollaj. Mediat na ushqejnë...

Dyfishohen pagat për mjekët roje

Mjekët roje tashmë do të marrin dy-fishin e pagës që merrnin. Këtë lajm të mirë e ka bërë me dije Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj. Sipas tij rritja e pagës në sektorin publik është domosdoshmëri. Më tej ministri ka bërë me dije se do të ketë edhe 25% rritje të pagës për personelin e urgjencave kardiake, celebrale-vaskulare. Kjo do të thotë që...

Nacionalizmi kërcënon bisedimet e opozitës maqedonase me partitë etnike shqiptare

Teksa social demokratët në opozitë vazhduan të diskutojnë formimin e një qeverie me partitë etnike shqiptare, një grup misterioz i quajtur Hardcore, që e përshkruajnë veten si organizatë patriotike maqedonase, i bënë thirrje maqedonasve të bashkohen për një marshim proteste në Shkup të premten. Grupi tha se marshimi do të mbahej nën sloganin “Pa kërcënime dhe shantazhe kundrejt Maqedonisë!!!” –...

Kompozohet muzika që qetëson bebet

Pyetja që bën thuajse çdo prind është sesi mund ta qetësojë foshnjën e tij kur qan e grindet, një sjellje e zakonshme e të vegjëlve. Për këtë arsye, ekspertët bashkëpunuan për të gjetur se çfarë muzike pëlqejnë bebet. Caspar Addyman, ekspert në zhvillimin e fëmijëve, dhe Lauren Stewart, psikologe muzikore, analizuan të dhënat shkencore rreth preferencave të foshnjave, për të...

Njihuni me kontinentin e fshehur të Botës

Kontinent i shtatë, kështu e quajnë shkencëtarët zbulimin e tyre të ri. Ata pohojnë se kanë identifikuar një kontinent të ri në lindje të Australisë dhe se e kanë quajtur Zealandia. “Nuk ishte një zbulim i menjëhershme, por diçka që e kuptuam gradualisht”, u shprehën ata. Sipas gjeologëve, ky kontinent ka një madhësi prej 4.9 milionë kilometrash katrorë dhe nëse konfirmohet...

Grekët sekuestrojnë 700 kg hashash “shqiptar”

Një sasi prej afro 700 kilogramë kanabis u sekuestruan gjatë orëve të natës në pikën kufitare të Kakavijës në pjesën greke të kufirit. Sipas informacioneve të para, sasia e drogës ishte vendosur në një kamion frigoriferik, pikërisht  pas pjesës së frigoriferit të mjetit. Ndalimi i drogës u bë rastësisht në momentin që doganieri i turnit i kërkoi drejtuesit të kamionit të...