Aktualitet I dënuar me 18 vite burg në Itali, arrestohet në Lezhë 48-vjeçari

I dënuar me 18 vite burg në Itali, arrestohet në Lezhë 48-vjeçari

Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 48-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane.

Falë bashkëpunimit me Fast Albania dhe Interpol Tirana u bë i mundur arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimi i shtetasit Edmond Sufja.

Ky shtetas është dënuar me 18 vjet burg nga gjykata e Milanos në Itali për pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Autoritetet kanë nisur procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.