Kryesore I gjithë Covidi që ka infektuar 53 milionë njerëz mund të mbahet...

I gjithë Covidi që ka infektuar 53 milionë njerëz mund të mbahet me… një lugë çaji

E gjithë sasia e Covid-19 që ka infektuar njerëzit në të gjithë botën deri më sot, mund të mbahet vetëm në një lugë çaji.

Përmasa mikroskopike e koronavirusit bën që edhe pse ka rreth 53 milionë të prekur në planet, volumi i tij në total është vetëm 8 ml.

Ai që e ka bërë këtë llogari është matematicieni Matt Parker.

“Gjithë ky kaos nëpër botë, vetëm për një lugë çaji virus. Covid-19 është disa milionë herë më i vogël se një qelizë e njeriut”, tha Parker në emisionin e tij radiofonik “A Problem Squared”.