Aktualitet Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori që qëlloi me armë efektivët e...

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori që qëlloi me armë efektivët e policisë në Vlorë

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, i cili qëlloi me armë zjarri, për motive të dobëta, në drejtim të një automjeti me të cilin udhëtonin 2 policët Anxhelo Breshani dhe Nako Mehmetaj.

Drejtuesi i automjetit Volkswagen që qëlloi 5 herë në drejtim të efektivëve në lagjen “Partizani” në  Vlorë, është identifikuar si me disa emra, të cilët i përkasin inicialeve D. H., T. H., D. H., 37 vjeç.

Gjatë kontrollit të zonës, policia gjeti të braktisur, në të njëjtën lagje automjetin e autorit të dyshuar.

Ky i fundit ndodhet në kërkim, ndërsa efektivët, të cilët fatmirësisht nuk pësuan lëndime, kanë deklaruar se ngjarja ishte e paprecedentë.