Aktualitet Identifikohet grabitësi i vrarë në Rinas, arrestohet një nga shokët i plagosur

Identifikohet grabitësi i vrarë në Rinas, arrestohet një nga shokët i plagosur

Gazetarja Rudina Xhunga tha në emisionin e saj në News24 se grabitësi i vrarë në Rinas është identifikuar por emri ende nuk bëhet publik. Sipas gazetares si ka qenë në burg në një vend fqinj.

Sipas të njëjtave burime policia ka arrestuar para pak çastesh edhe një nga autorët e dyshuar të grabitjes sot në Rinas.

Përveç grabitësit të vrarë, sipas Rudinës policia ka arritur të kapë edhe një nga autorët e dyshuar të ‘megagrabitjes’ së 10 milionë eurove në aeroportin e Rinasit.

Sipas të dhënave të saj ai është i plagosur.