Aktualitet Inceneratori i Elbasanit, Ahmetaj merret i pandehur për herë të dytë

Inceneratori i Elbasanit, Ahmetaj merret i pandehur për herë të dytë

Prokuroria e Posaçme ka ftuar avokatët e Arben Ahmetajt për t’i komunikuar akuzat në lidhje me hetimin e nisur si fraksion i inceneratorit të Elbasanit.

Për rrjedhojë, ish-zv.kryeministri është marrë për herë të dytë si i pandehur.

Po ashtu, janë thirrur edhe avokatët e Mirel Mërtirit e Klodian Zotos.

Në këtë dosje ish-zv.kryeministri akuzohet për veprat penale “pastrim parash”, “korrupsion” në 6 raste dhe “fshehje pasurie”.

Gjatë hetimeve pas kallëzimeve që u bënë ndaj tij, se ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve, u ngritën 3 akuza teksa u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Thirrje për komunikim të akuzës ka pasur edhe për ish-bashkëshorten e Ahmetajt, Albina Mançka. Ende nuk dihet akuza që do t’i komunikohet.