Bota Ish-ambasadori i Italisë në Tiranë merr postin e sekretarit të përgjithshëm të...

Ish-ambasadori i Italisë në Tiranë merr postin e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme

Ambasadori Ettore Francesco Sequi merr sot detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme italiane, sipas një njoftimi për shtyp.

Sequi hyri në karrierën diplomatike në vitin 1985 dhe detyrat e para diplomatike jashtë vendit i kreu në Teheran, Nju Jork dhe Tiranë.

Në 2004 ai u emërua ambasador i Italisë në Kabul.

Në vitin 2010 ai shërbeu në Bashkimin Europian si Përfaqësuesi Special i BE-së për Afganistanin dhe Pakistanin me titullin Ambasador dhe në vitin 2011 ai u caktua Shef i Delegacionit të BE për Shqipërinë, në Tiranë.

Në vitin 2015 ai u emërua ambasador i Italisë në Pekin.

Ai shërbeu si shef i kabinetit për ministra të Jashtëm si Federica Mogherini, Paolo Gentiloni dhe Luigi Di Maio.