Histori Ismail Qemali: Pse paqja mes shqiptarëve dhe turqve është e pamundur

Ismail Qemali: Pse paqja mes shqiptarëve dhe turqve është e pamundur

Nga Aurenc Bebja*, Francë

“Le Figaro” ka botuar, të shtunën e 15 korrikut 1911, në faqen n°4, një shkrim në lidhje me reagimin e Ismail Qemalit, gjatë vizitës së tij në Vjenë, mbi marrëdhëniet turko-shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Vjenë, 14 korrik.

Deputeti shqiptar Ismail Bej Qemali, i intervistuar, tha se paqja është e pamundur midis turqve dhe shqiptarëve.

Gjithçka që është thënë për një pajtim të afërt është larg së vërtetës.

Turqia nuk u ka bërë asnjë propozim shqiptarëve dhe deputeti parashikon që do të ketë ndërlikime serioze.

Qemal beu propozon të informojë kabinetet e Vjenës, Shën Petersburgut dhe Londrës mbi situatën e vërtetë.

*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania