Bota Itali: Sërish rritje e rasteve të reja me COVID-19

Itali: Sërish rritje e rasteve të reja me COVID-19

Italia përjetoi sërish sot rritje të infektimeve me koronavirus me 280 raste të reja në 24 orët e fundit, në krahasim me dje që ishin 197, duke e çuar numrin total të tyre në 235 278, njoftoi sot Mbrojtja Civile.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 33 964, me + 65 më shumë se dje.

Nga këto raste, 32 u regjistruan në Lombardi, rajoni më i prekur nga epidemia në vend.

Aktualisht, ka 166 584 të shëruar nga COVID-19, me + 747 krahasuar me dje që ishin 759.

Deri më tani, janë 34 730 pacientë me koronavirus në Itali, 532 më pak se dje, kur rënia ishte 615. Nga këta, 283 ndodhen në terapi intensive.