Aktualitet Tërmet me magnitudë 4,5 rihter në Shqipëri

Tërmet me magnitudë 4,5 rihter në Shqipëri

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë rreth orës 17:20 në Tiranë, Durrës dhe në zonat përreth.

Tërmeti ka qenë me magnitudë 4,5 i shkallës rihter, sipas Qendrës Evropiane të Sizmologjisë, ndërsa thellësia ishte vetëm 2 kilometra.

Epiqendra e tërmetit ka qenë 17 kilometra në veriperëndim të Shijakut dhe 38 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

Nuk ka raportime për dëme materiale.