Bota Italia shpall gjendjen e emergjencës për koronavirusin

Italia shpall gjendjen e emergjencës për koronavirusin

Qeveria italiane shpalli sot gjendjen e emergjencës për të përshpejtuar luftën kundër koronavirusit të ri dhe për të shmangur një përhapje të mundshme, pas njoftimit të dy rasteve të para në Itali tek një çift turistësh kinezë.

Gjendja e emergjencës është shpallur shpesh në gadishull, pas tërmeteve, stuhive dhe së fundi nga përmbytjet në Venecia sepse ajo parashikon një procedurë të përshpejtuar për mobilizimin e fondeve dhe të mjeteve për mbrojtjen civile për vendosjen e strukturave të pritjes.

Shpallja e gjendjes së emergjencës nuk është një e papritur pas njoftimit dje në mbrëmje nga qeveria e Giuseppe Contes të dy rasteve të para të koronavirusit në vend dhe të ndërprerjes të të gjitha fluturimeve nga dhe drejt Kinës.

“Procedura e gjendjes së emergjencës është parashikuar për gjashtë muaj”, sipas medias italiane.