Aktualitet Iu bë atentat me prokurorin e Durrësit, shpallet në kërkim “Rrumi i...

Iu bë atentat me prokurorin e Durrësit, shpallet në kërkim “Rrumi i Shijakut”

Policia e Durrësit zyrtarisht ka shpallur zyrtarisht në kërkim Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi, në kuadër të operacionit më të fundit policor, “Porositësit”.

Ai dyshohet se në bashkë me dy persona të tjera të ketë marrë peng njërin prej vëllezërve Beqiraj, Indrit Beqirajn, ngjarje e ndodhur më datë 2 tetor në afërsi të fshatit Koxhaj, në autostradën Tiranë-Durrës.

I njohur edhe me nofkën “Rrumi”, ai nuk është emër i panjohur. Në 2019-n, ai mbeti i plagosur në atentatin ndaj Prokurorit Arjan Ndoj ngjarje e ndodhur më 1 nëntor pranë mbikalimit të Shkozetit.

“Në kuadër të veprimeve të thelluara të kryera në vijimësi, si dhe atyre të kryera gjatë dy ditëve të fundit, nisur edhe nga konflikti mes 2 vëllezërve me disa persona të tjerë, u bë e mundur zbardhja e disa ngjarjeve kriminale, si dhe qëllimi i konfliktit të ndodhur më datë 02.10.2022, në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, ku disa persona me automjete kanë goditur motomjetin e dy vellezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj dhe më pas kanë marrë me vete, njërin prej tyre, për disa minuta.

Në sajë të veprimeve të shpejta, reagimit dhe presionit policor, personat që kishin marrë në automjet shtetasin Indrit Beqiraj, në pamundësi për të dalë me automjet nga perimetri i rrethimit të Policisë, e kanë lënë në rrugë, kanë braktisur automjetet dhe kanë mundur të largohen në këmbë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore u bë dokumentimi i plotë i kësaj ngjarjeje dhe identifikimi i autorëve të saj. Është vënë në pranga njëri prej autorëve dhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë. Gjithashtu u sekuestruan mjetet e përdorura në këtë ngjarje. Në automjetin me të cilin është marrë peng Indrit Beqiraj janë gjetur dhe fiksuar prova shkencore”, tha policia në deklaratën për mediat