Kryesore Izraeli nxjerr të dhënat mbi efektin real të vaksinës: Efektive për “botën...

Izraeli nxjerr të dhënat mbi efektin real të vaksinës: Efektive për “botën reale”

Bazuar në të dhënat në rritje nga programi izraelit i vaksinimit, është arritur në përfundimin se vaksina Pfizer kundër koronavirusit parandalon 94 përqind të infeksioneve simptomatike, sipas shërbimit shëndetësor publik izraelit.

Kjo tregon se vaksina është po aq efektive për një popullsi të madhe në “botën reale” sa është treguar në provat klinike, raporton BBC.

Vaksina është shumë e efektshme në parandalimin e sëmundjeve dhe formave të rënda të COVID-19 në të gjitha grupmoshat, tha Hagai Levine.

Një mesazh për vendet e tjera

Kryesorja ishte “një përqindje e lartë e vaksinimeve të grupeve më të ndjeshme”, theksoi ai.

Fondacioni Izraelit i Shëndetit Clalit studioi 600,000 njerëz të vaksinuar dhe po aq të pavaksinuar, të cilët përputheshin me moshën dhe statusin shëndetësor, dhe zbuloi se kishte 94 përqind më pak infeksione në grupin e vaksinuar.

Vaksina parandaloi pothuajse të gjitha rastet e zhvillimit të rëndë të sëmundjes.

Kjo vlen për të gjitha grupmoshat, përfshirë ato mbi 70 vjeç, të cilët ndonjëherë ishin të nënpërfaqësuar në provat klinike.

Kjo “u dërgon një mesazh vendeve të tjera” në lidhje me përfitimet e vaksinave, tha Levine.

Kjo tregon nevojën për të vaksinuar popullatën që është më e ndjeshme ndaj formave të rënda të COVID-19 në përqindjen më të lartë të mundshme.

Ai nuk mund të thotë me numër sa njerëz do të duhet të vaksinohen para se masat të zvogëlohen, sepse “ne ende nuk e dimë se cili është ndikimi në transmetim”, por ajo që dihet është se vaksina është e dobishme për mbrojtjen e tyre.

Izraeli është vendi i parë që publikon rezultatet e programit të vaksinimit, por për këtë, një numër i madh njerëzish duhej të vaksinoheshin, gjë e cili zgjati për disa javë.

Rënia më e madhe e infeksionit është parë tek ata më të vjetër se 60 vjeç, të cilët janë vaksinuar së pari, dhe në qytetet që më parë kanë arritur të vaksinojnë popullatën.

Dalja me kujdes nga mbyllja

Por Segal paralajmëron se rënia ka qenë më e ngadaltë sesa pritej, ndoshta për shkak të ndikimit të llojit britanik të virusit, i cili është bërë dominues në Izrael.

Ai paralajmëroi se, edhe me ritmin shumë të shpejtë të vaksinimit, ka ende dhjetëra mijëra njerëz të pambrojtur të cilët mund të sëmuren rëndë nëse infektohen.

“Ne duhet të dalim nga ‘burgu’ me shumë kujdes, ose do të rrezikojmë që shumë njerëz të përfundojnë përsëri në spitale”, tha Segal.

Izraeli deri më tani ka vaksinuar një të katërtën e popullsisë.