Sport Johnson mendon ta shpallë të hënën ditë pushimi për të marrë veten...

Johnson mendon ta shpallë të hënën ditë pushimi për të marrë veten nga birra nëse Anglia fiton

Për ta risjellë futbollin në shtëpi, ia arriti qëllimit. Anglia ka luajtur një Europian pak itinerar. Për konceptin, nëse edhe kupa do të kthehet në shtëpi, mund të diskutohet, duke marrë në konsideratë faktin se në historinë e saj Anglia nuk ka luajtur kurrë një finale Europiani. Në territorin anglez shpresojnë të fitojnë pas 55 vitesh.

Pritja e gjatë ka vënë në lëvizje gjenerata të ndryshme, edhe ndonjë mbret. Çështja ka dalë nga fusha e futbollit për të përqafuar politikën deri në këtë pike sa kryeministri Boris Johnson ka propozuar një “bank holiday” për të hënën, në rast fitoreje. “Bank Holiday” në Mbretërinë e Bashkuar nënkupton një vendim për të dhënë më shumë ditë festive. U rezervohej në 1800-ën punonjësve të bankave. Pastaj kjo ditë pushimi u hoq.

Kjo do të thotë se nëse një ditë është planifikuar si “Bank Holiday”, në punë do të shkojnë vetëm punonjësit e shërbimeve thelbësore. Për këtë arsye, tifozët anglezë po kërkojnë masivisht në rrjetet sociale që e hëna të jetë ditë pushimi, në rast se Anglia fiton Europianin. Qëllimi është për të marrë veten nga festimet dhe birra.

Kërkesat janë në masë për Boris Johnson, dhe sipas “Sun”, ky variant po vlerësohet në “Downing Street”. Politika po e ndjek rrugëtimin anglez në këtë kompeticion. Pas shtyrjes me 45 minuta të orarit të pabeve për të dielën në mbrëmje, Johnson dhe të tjerët mund t’u vijnë në ndihmë qytetarëve edhe në këtë mënyrë. Mbetet vetëm të saktësohet me çfarë do të lidhet konsumi i birrës: për të festuar suksesin historik në Europian, apo për mbytur zhgënjimin e radhës.