Sport Salah, një njeri i madh! Gjesti që la pa fjalë të pastrehun

Salah, një njeri i madh! Gjesti që la pa fjalë të pastrehun

Mohamed Salah është një yll brenda dhe jashtë fushës. Në fushë e tregon klasin me golat e tij, ndërsa në jetën e përditshme me gjestet e tij. Lojtari i Liverpool dha një shembull solidariteti në një stacion karburanti, afër “Anfield”. Një gjest i këndshëm njerëzor për të ndihmuar dikë në nevojë.

Ndodhi si vijon: Pas fitores 3-1 në shtëpi kundër Arsenalit, më 28 shtator, Salah ndaloi në një stacion shërbimi për të furnizuar me karburant makinën e tij, kur vëzhgoi një grup të rinjsh që po abuzonin me një njeri të pastrehë. Lojtari vendosi të marrë masa. Ai u afrua dhe i qortoi ata për çfarë po bënin, gjë që shërbeu për t’iu dhënë fund ngacmimeve dhe për të nxjerrë nga sikleti një person që e kishte të vështirë.

“Salah i kishte parë djemtë që më ngacmonin dhe kishte dëgjuar se çfarë po thoshin, kështu që u kthye nga ata dhe iu tha: Mund të jeni ju kështu, pas disa vitesh, – tregon për “The Sun” i pastrehu David Craig, që u ndihmua nga lojtari i Liverpool. – Ata po më fyenin, duke pyetur pse po lypja dhe më thoshin të gjeja një punë…”

Ngjarja është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë

Por kishte edhe më shumë, sepse Salah nuk u ndal këtu. Ai duhej ta përfundonte veprën e tij të mirë. Shkoi te një ATM (bankomat), nxori para dhe ia dha David Craig, i cili nuk mund ta besonte atë që po ndodhte.

“Nuk po u besoja syve kur Mo më dha 100 £”, – shpjegon më tej në “The Sun”. David Craig do t’i jetë përjetësisht mirënjohës Salah për këtë histori që pati me të: “Unë isha më shumë se i lumtur. Jam një admirues i madh i tij. Për mua, Mo është një hero i jetës së vërtetë dhe unë dua ta falënderoj atë”.

Gjeste të tilla si i Salah i bëjnë më të mëdhenj futbollistët, sepse ajo që për ta mund të jetë shumë pak, për të tjerët është shumë, madje edhe një “aureolë” shprese.