Aktualitet Katër të vdekur dhe 396 raste të reja me Covid-19

Katër të vdekur dhe 396 raste të reja me Covid-19

Katër persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë si pasojë e Covid-19.

Ndërsa numri i infektimeve ditore është 396, nga 1725 testimet që janë kryer në total.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 105 persona, ndërsa të shtruar në spitale janë 338 pacientë.

Raste aktive janë 10.186 persona, thotë Ministria e Shëndetësisë, ndërsa në total deri më tani numri i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 22.300.