Kryesore Trump: Natën po fitoja kudo, më pas shtetet filluan të “zhdukeshin” si...

Trump: Natën po fitoja kudo, më pas shtetet filluan të “zhdukeshin” si me magji

Avantazhi i Presidenti amerikan Donald Trump është zbehur në disa shtete kyçe. Tashmë Uiskonsin dhe Miçigan, dy shtete kyçe të rëndësishme ku Trump po fitonte bindshëm, janë kryer nga e kuqja në të blu, duke i rrezikuar seriozisht rizgjedhjen.

Dhe nervozizmi në kampin republikan po bëhet i dukshëm, teksa vetë presidenti Trump postoi pak minuta më parë një postim ku sulmon votat me postë, qepo favorizojnë sipas tij në mënyrë të dyshimtë demokratët.

“Natën e kaluar po fitoja bindshëm në shumë shtete kyçe. Më pas një nga një, filluan të zhdukeshin si me magji, kur filluan të numëroheshin hedhje të befasishme votash. Shumë e çuditshme”, ishin fjalët e presidentit.