Kryesore KE jep 15 milionë euro për Shqipërinë: Do organizojmë edhe një konferencë...

KE jep 15 milionë euro për Shqipërinë: Do organizojmë edhe një konferencë donatorësh

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen është shprehur se KE ka vendosur të dhurojë 15 milionë euro për Shqipërinë, për të ndihmuar në rindërtimin e mijëra ndërtesave të shembura.

Përmes një konference për shtyp nga KE është shprehur se BE është i solidarizuar me situatën jo vetëm me fjalë por edhe me akte.

“Pata një telefonatë me kryeministrin Rama të enjten. Bashkimi Europian është krejtësisht i solidarizuar me situatën jo vetëm me fjalë, por edhe me akte. Ne do të japim 15 milionë euro nga fondi i politikës së fqinjësisë dhe kemi vendosur që do organizojmë një konferencë donatorësh për Shqipërinë”, tha Ursula Von der Leyen.

Ndërkohë pritet që të enjten komisioneri i ri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, të vizitojë Tiranën për të folur rreth planeve të rindërtimit.