Politika Kë takoi Tom Doshi në Kryeministri? Përgjigjet Edi Rama

Kë takoi Tom Doshi në Kryeministri? Përgjigjet Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, deklaroi se nuk ka dijeni për faktin që ish-aleati i tij politik, Tom Doshi ishte paraqitur brenda ambienteve të Kryeministrisë këtë të mërkurë.

Në një deklaratë për mediat, Rama u shpreh se nuk është detyra e tij që të ruajë se kush hyn e kush del nga godina.

“Nuk kam asnjë dijeni për këtë. Se kush hyn e kush del në gjithë këtë godinë nuk është detyra ime. Unë hyj nga diku dhe kam pjesën time të punës. Se kush hyn e kush del, është mbase detyra juaj t’i përgjoni, nuk është detyra ime t’i kontrolloj”, theksoi ai.

Mesditën e sotme është parë në ambientet e Kryeministrisë Tom Doshi.

Në zgjedhjet e fundit ai fitoi mandatin e deputetit, por hoqi dorë.