Extra Keira Knightley: Nuk do xhiroj asnjë film me skena seksi, nëse nuk...

Keira Knightley: Nuk do xhiroj asnjë film me skena seksi, nëse nuk më plotësohet ky kusht

Ka luajtur filma që përfshijnë skena seksi, si “Atonement”, “The Aftermath” apo “Anna Karenina”, por aktorja Keira Knightley ka vendosur të mos xhirojë më skena të tilla nëse nuk i plotësohet një kusht: regjisori të jetë grua.

Vendimin e arsyetoi gjatë një bisede në Chanel Connects: “Nëse do të bëja një histori që kishte të bënte me atë udhëtim të mëmësisë dhe pranimit të trupit, më vjen keq, por do të ndodhë vetëm me një regjisore grua. Nuk do doja një pezullim total, por nuk do ta ndërmarr këtë me burrat. Nuk dua që të jenë ato skena të tmerrshme seksi ku je menjëherë e eksituar dhe të gjithë po mërmërisin. Nuk jam e interesuar ta bëj atë. Nuk ndihem komode tani duke u përpjekur të portretizoj atë vështrimin mashkullor. Ka raste që them, ‘Po, e kuptoj se ky seks do të dalë shumë mirë në këtë film dhe thjesht ke nevojë për dikë që të duket seksi. Kështu që mund të përdorësh dikë tjetër, sepse nga trupi im që kanë lindur dy fëmijë dhe thjesht nuk preferoj të qëndroj e zhveshur para një grupi burrash”.

Knightley ka folur në të kaluarën për përplasjet me regjisorët meshkuj, ndërsa shkroi një ese në 2018-n, ku tregonte se si i kërkohej që të vepronte që të dukej femër, si në të njëjtën kohë i kërkohej që të flirtonte dhe të bënte rolin e nënës.