Extra Në shkollë e thërrisnin “balena”, sot duan që të dalin me të

Në shkollë e thërrisnin “balena”, sot duan që të dalin me të

Një vajzë, të cilën e tallnin në shkollë sepse ishte mbipeshë dhe e quanin “balena”, sot tregon se të njëjtët djem duan të dalin me të, tani që ajo ka rënë shumë në peshë.

Jackie Campbell, një 26-vjeçare nga Teksasi, e ka vuajtur shumë në adoleshencë faktin që ishte e shëndoshë. Pasi arriti 120 kg, ajo vendosi të bënte operacion dhe sot është rreth 60 kg.

“Kam qenë mbipeshë gjatë gjithë jetës sime. Kur isha 8 vjeç, doktorët më rekomanduan të mbaja dietë. Por, kjo gjë ndikoi për keq në shëndetin tim mendor dhe unë nisa të ha edhe më shumë. Më pas, ishin edhe fëmijët e shkollës që më thonin “balenë” dhe bërtisnin “tërmet” sa herë që vija unë në klasë”, tregon Jackie.

Që pas operacionit që e ndihmoi të humbte peshë, Jackie e shikon jetën më me pozitivitet: “Dobësimi më ka ndryshuar jetën. E shikoj me pozitivitet, edhe ditët e këqija i kaloj më lehtë. Edhe martesa ime tani është më e lumtur. Ata që më tallnin më parë, sot pyesin a jam beqare. Marr shumë komplimente, si “online”, ashtu edhe nga njerëz të panjohur që më shohin për herë të parë”.