Sport Klopp parashikon finalen e Champions-it dhe zbulon të ardhmen e tij

Klopp parashikon finalen e Champions-it dhe zbulon të ardhmen e tij

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, në një intervistë të dhënë për faqen gjermane “Sportbuzzer”, foli për të ardhmen e tij në vitin 2024: “Me Liverpool-in kemi filluar të fitojmë. Duam të fitojmë shumë më tepër tituj. Çfarë do të bëj, kur të mbarojë kontrata ime aktuale në vitin 2024? Do të marr një vit pushim, pastaj do të pyes veten nëse më mungon futbolli. Nëse nuk do të më mungojë, do të ndalem së bëri trajnerin”.

Trajneri gjerman, i cili fitoi në Ligën e Kampionëve vitin e kaluar dhe Premier League këtë sezon, foli për mundësinë e largimit nga karriera e tij stërvitore: “Ai që nuk do të më mungojë është tensioni para ndeshjes”. Klopp komentoi edhe gjysmëfinalet e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve: “Një derbi mes Bayern Munich dhe Leipzig në finale? Përse jo? Bayerni është në formë të pabesueshme. Edhe Leipzig, gjithashtu, bëri shumë mirë në çerekfinale kundër Atletico Madrid”.