Kosova Konfirmohet një rast me variantin afrikan në Kosovë

Konfirmohet një rast me variantin afrikan në Kosovë

Në Kosovë është konfirmuar një rast me variantin afrikan COVID-19.

Lajmi është dhënë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, i cili bën me dije se pacienti është shtruar në Klinikën Infektive.

Sakaq, ka filluar edhe puna për hulumtimin e kontakteve të pacientit për të parë nëse ka persona të tjerë të infektuar.

“Masat parandaluese janë të njëjta. Personat të cilët rezultojnë pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do të mundësohet ndërprerja e përhapjes së infeksionit”, thuhet në njoftimin e Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Rastet e tilla të virusit mutagjen janë regjistruar tashmë në shumë vende të botës.

Ndërkohë në Kosovë situata epidemiologjike është përmirësuar ndjeshëm.

Një ditë më parë nuk u raportua asnjë humbje jete nga COVID-19 dhe u identifikuan vetëm dhjetë raste të reja, nga 2277 teste të kryera.