Ekonomi Koronavirusi/ Banka Credins: Sigurojmë ofrimin e shërbimeve për klientët, masat që kemi...

Koronavirusi/ Banka Credins: Sigurojmë ofrimin e shërbimeve për klientët, masat që kemi marrë

Banka Credins e angazhuar maksimalisht për të siguruar ofrimin e shërbimeve bankare për të gjithë klientët e saj si në rrjetin e degëve të bankës, në 62 ATM, dhe nëpërmjet kanaleve digjitale, duke respektuar gjithashtu dhe marrjen e masave mbrojtëse për punonjësit dhe klientët.

Njoftimi i plotë i bankës Credins

Te nderuar kliente te bankes Credins,

Ne kuader te rekomandimeve te Organizates Boterore te Shendetesise (OBSH), Banka Credins ka ndermarre nje sere masash paraprake per te rritur sigurine e punonjesve ne pune dhe per te siguruar nje vazhdimesi te plote te biznesit bankar per te gjitha sherbimet dhe produktet per klientet tane. Dhe nese ka nje moment te vetem per te treguar solidaritet dhe suport per klientet dhe ekonomine e vendit, ajo eshte tani. Kerkojme bashkepunim dhe miresjellje nga te gjithe klientet tane per respektimin e ketyre masave qe jane ne dobi te perbashket.

Per te shmangun kontaktin fizik ne banke me punonjes apo kliente te tjere, si dhe per te respektuar udhezimet per qendrim ne shtepi, por per te siguruar dhe vazhdimesi normale te sherbimeve qe ju mund te keni nevoje, ju sygjerojme perdorimin e aplikacionit Credins online.

Çfarë mund të kryeni me Credins Online?

  • Kontrolloni në mënyrë të detajuar dhe në çdo kohë gjendjen e llogarisë dhe historikun e transaksioneve tuaja për të gjitha produktet bankare.
  • Kryeni transferta brenda dhe jashtë vendit me 20% komisione me të ulëta.
  • Kryeni pagesa të faturave për Telefoni, OSHEE, UKT, UKDR me 0 Komision dhe me komisione preferenciale për Tatime, Taksa, Dogana, Gjoba Makinash, Credins Pension, Pagesa për internet (Albtelecom, Digicom, Abcom).
  • Informohuni në kohë reale për kursin e këmbimit ditor dhe konvertoni monedhat tuaja përmes Credins Online.
  • Kryeni transfertë vetëm nëpërmjet numrit të telefonit me shërbimin më te ri Quick Pay.
  • Kryeni pagesë të kartës së parapaguar ose të kreditit.
  • Kryeni një urdhërxhirim periodik.
  • Mundësi të ruani detajet e një pagese të mëparshme dhe të dërgoni para tek i njëjti përfitues.
  • Aplikoni ONLINE për produkte dhe shërbime bankare.

Nëse keni harruar Kodin e Përdoruesit ose Fjalëkalimin e llogarisë suaj, ju mund ta merrni duke klikuar tek “Keni harruar të dhënat” në adresën https://e.bankacredins.com/.

Pyetje të shpeshta: https://bankacredins.com/pyetje-te-shpeshta-mbi-platformen-credins-online/.

Video ndihmese: https://bankacredins.com/video-ndihmese/.

Suport i menjëhershëm nëpërmjet WhatsApp në Platformën “Credins Online”, [email protected] ose për informacion më të detajuar vizitoni www.bankacredins.com

Gjithashtu, Banka Credins kerkon me mirenjohje nga cdo klient i bankes, te respektoje sa me poshte nese duhet te vije prane degeve tona:

UDHEZIM PER KLIENTET E BANKES

-Banka ka shperndare dizifektante ne hyrje te cdo dege dhe ka marre masa per te riorganizuar punen per te shmangur rradhet dhe njerezit brenda bankes.

-Respektoni distancat e sigurise me stafet e bankes dhe me kliente te tjere ne dege.

-Qendroni ne rradhe jashte deges ne ajer te paster per te shmangur kontaktet fizike, duke ruajtuar distancat e percaktuara nga udhezimet.

-Mos aplikoni shtrengim duarsh apo perqafime, me asnje klient apo staf banke.

-Perdorni cdo ATM te bankes Credins per terheqje CASH. Shmangni ardhjen ne sportelet e bankes.

-Shmangni perdorimin e CASH-it duke rritur higjenen tuaj. Perdorni kartat e debitit dhe te kreditit te Bankes per cdo pagese.

Gjithashtu, per t’ju juve si klient por dhe punonjesit, Banka Credins ka ndermarre dhe masat e meposhteme:

UDHEZIM PER STAFIN E BANKES:

-Eshte aktivizuar protokolli i sigurise ne shendet duke ndermarre nje sere masash per punonjesit dhe do monitorojme me kujdes situaten ne ditet ne vijim.

-Kemi kordinuar me te gjitha deget dhe drejtorine qendrore duke vleresuar alternativa te ndryshme per te vazhduar punen duke perfshire dhe punen nga shtepia ku eshte e mundur,

-Banka i ka kerkuar cdo punonjesi qe shfaq simptoma te vete izolohet dhe ndjeke protokollin perkates, per te evituar kontaktet me kolege dhe kliente.

-Kemi rekomanduar te gjithe punonjesit te shmangin udhetimet e panevojshme jashte shtetit,

-Banka ka iniciuar nje fushate ne rrjetet sociale per te ndihmuar cdo klient i cili kerkon te shmange kontaktin fizik me punonjesit e bankes te vleresoje kanalet alternative si Credins oline si dhe te perdorin sa me shume kartat e debitit dhe te kreditit duke shmangur perdorimin e cash-it.