Aktualitet Udhëton në drejtim të Rinasit? Më parë telefono 112, ose 129

Udhëton në drejtim të Rinasit? Më parë telefono 112, ose 129

Të gjithë qytetarët që kërkojnë të udhëtojnë në drejtim të Rinasit duhet që më parë të telefonojnë në numrin 112, ose 129 në sallën operative të policisë për të marrë lejen e lëvizjes për në aeroport.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se tek këta numra, shtetasit që duan të udhëtojnë nga Rinasi duhet të njoftojnë kohën e udhëtimit, orarin e nisjes së fluturimit, numrin e personave dhe të dhëna të tjera që do t’u kërkohet nga salla operative.

Gjatë udhëtimit, personat në fjalë duhet të kenë me vetë biletën e fluturimit, pasi do t’u kërkohet si kusht i domosdoshëm nga postblloqet e ngritura nga policia e shtetit përgjatë akseve që lidhin Tiranën, Durrësin, apo Krujën me aeroportin ndërkombëtar.