Bota Koronavirusi fut turizmin në krizë, Spanja mbyll të gjitha hotelet

Koronavirusi fut turizmin në krizë, Spanja mbyll të gjitha hotelet

Qeveria spanjolle ka vendosur së fundmi që të mbyllë të gjitha hotelet në vend duke filluar nga 24 marsi si masë për të luftuar përhapjen e koronavirusit.

Për këtë arsye, qeveria britanike ka lajmëruar të gjithë qytetarët e saj që të largohen nga vendi përpara se kjo masë të hyjë në fuqi.

Ministria e Jashtme britanike iu ka bërë thirrje të gjithë turistëve që qëndrojnë në Spanjë që të kontaktojnë me agjencitë e tyre turistike sa më shpejt të jetë e mundur për të bërë kthimin e tyre në shtëpi.

Ditët e fundit video të shumta vinin nga Spanja ku turistët britanikë sfidonin masat e vëna nga qeveria e këtij vendi për të qëndruar mbyllur për shkak të virusit Covid-19.